Pelosi krah Tajvanit, Kina dhe Rusia reagojnë ashpër. Çfarë po ndodh gjatë vizitës së zyrtares amerikane në vendin aziatik?

schedule20:08 - 2 Gusht, 2022

schedule 20:08 - 2 Gusht, 2022

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve amerikane, Nancy Pelosi ndodhet në Tajvan dhe që në orët e para të vizitës së saj ka pasur reagime të mëdha nga Moska dhe Pekini.

Kremlini publikoi ​​një deklaratë ku dënoi vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve amerikanë Nancy Pelosi, duke theksuar se Kina ka çdo të drejtë të mbrojë interesat e saj.

Lexo edhe: Frikë për një tjetër luftë? Pelosi do të vizitojë Tajvanin, e konfirmojnë zyrtarët e lartë amerikanë

Ndër të tjera, vizita e Pelosi është shoqëruar me lajmet se avionët luftarakë kinezë Su-35 fluturuan mbi ngushticën e Tajvanit që ndan ishullin nga Kina, të cilat u hodhën poshtë si të pavërteta nga Ministria e Jashtme e Tajvanit.

Ministria tha në një deklaratë se ishte plotësisht në dijeni të aktiviteteve pranë Tajvanit dhe do të dërgonte forca në përgjigje të “kërcënimeve armiqësore”.

Ndërkohë, ushtria e Kinës është vënë në gatishmëri të lartë dhe do të nisë “operacione ushtarake të synuara” në përgjigje të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në Tajvan, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Kinës.

Më vete, Komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore njoftoi se do të kryejë operacione të përbashkëta ushtarake pranë Tajvanit duke filluar nga sonte dhe do të kryejë teste raketore konvencionale në zonën detare në lindje të Tajvanit.

Stërvitjet do të përfshijnë stërvitje të përbashkëta ajrore dhe detare në veri, jugperëndim, verilindje të Tajvanit, gjuajtje me rreze të gjatë në ngushticën e Tajvanit dhe teste raketash në zonën detare në lindje të Tajvanit, tha Komanda Lindore.

Vetë Pelosi ka reaguar gjatë vizitës së saj në Tajvan, duke shprehgur mbështetjen e saj për demokracinë e vendit.

“Vizita e delegacionit tonë të kongresit në Tajvan nderon angazhimin e palëkundur të Amerikës për të mbështetur demokracinë e gjallë të Tajvanit. Solidariteti i Amerikës me 23 milionë banorët e Tajvanit është më i rëndësishëm sot se kurrë, pasi bota përballet me një zgjedhje midis autokracisë dhe demokracisë”, tha ndër të tjera Nancy Pelosi në mesazhin e saj në Twitter. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!