Pëllumb Kulla feston 80-vjetorin, në skenë mes miqve artistë

schedule14:52 - 14 Janar, 2020

schedule 14:52 - 14 Janar, 2020

Përmes një mbrëmje të veçantë në skenë mes familjarëve dhe  miqve artistë, Pëllumb Kulla feston 80-vjetorin e lindjes.

Figura e njohur  e letërsisë satirike shqiptare dhe artit skenik në këtë përvjetor, arritjet, preferon t’i ndajë me  miqtë e tij që e emocionuan pa masë.

“U drejtoj tërë mirënjohjen time, pa ata unë nuk do isha këtu’, thotë Kulla.

Të parët u ngjiten në skënë në shenjë mirënjohje artistët e estardës së  fierit , ku për 18 vite bashkëpunim me to i rikthej sytë e gjithë shqiptarëve te humori i hollë i kësaj estarade.

“Pëllumbi bëri një revolucion vërtet në estradën e Fierit, e cila rrezatoi edhe në shkallë kombëtare“, thotë Luftar Paja.

Një interpretim surprizues vjene dhe nga bashkëshortja e tij Zhuljeta. Më pas ia lë vendin disa grimcave humoristike të veprave të tij në skënën e festës

Nuk mungojnë edhe batutat për shqiptarët në Amerike  gdhendur nga pena e Pëllumb Kulles , ku edhe  ai jeton

Batutat ia lënë rradhën këngës…Petrit  Ruka i njeh meritat jo vetËm në humor dhe regji skenike , por edhe në letërsi

Mirënjohje dhe art ky ishte shoë surprizë i 80 vjetorit të  Pëllumb Kullës  i cili  zgjati aq sa një vepër skenike./abcnews.al