Peleshi në Laknas: Aplikimet për ipard të BE-së hapen në maj

schedule15:50 - 14 Prill, 2018

schedule 15:50 - 14 Prill, 2018

Pas skemës kombëtare të granteve për bujqësinë fermerët kanë mundësi të përfitojnë edhe nga fondet e BE-së.  Për këtë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi bisedoi me fermerët në fshatin Laknas të Tiranës.

Aplikimet për të përfituar mbështjeje financiare nga programi i Bashkimit Europian për bujqësinë çelen në muajin maj.

Rrugën që duhet të ndjekin për të perfituar subvncione fermerëve të fshatit Laknas në Tiranës ua tregoi vetë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi.

“Rruga nga dëshira dhe deri tek përfitimi, kalon së pari, nga qartësimi i idesë, pastaj kthimi i kësaj ideje në projekt, pastaj plotësimi i projektit me gjithë të dhënat që kërkon programi i IPARD-it, aplikimi dhe padyshim, pastaj proçesi i vlerësimit. Është detyra jonë, që të jetë edhe më transparent edhe më i shpejtë, edhe më i mbrojtur nga fenomenet, të cilat nuk kanë munguar në të kaluarën. Unë besoj se kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, madje në skemën kombëtare, që tani është akoma në proçes, mbyllen në datën 27 prill aplikimet për skemën kombëtare të granteve dhe subvencioneve, ne e çuam në zero burokracinë, për subvencionet, për pagesat direkte.”

Në këtë takim ministri Peleshi ka bërë të njohur dhe incentivën që pritet të miratohet nga qeveria për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor. Ashtu si fermerët e vegjël dhe ato do të përjashtohen nga TVSH-ja. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!