Peleshi: Menaxhimi i liqenit të Prespës u kalon shoqatës së peshkatarëve

schedule15:55 - 28 Janar, 2018

schedule 15:55 - 28 Janar, 2018

Menaxhimi i liqenit të Prespës u kalon peshkatarëve. Kështu ka deklaruar ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, pas nënshkrimit të kontratës me organizatën e peshkatarëve të Prespës.

Nënshkruhet kontrata me OMP Prespë për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit në liqenet e Prespës.

Këto firma ë bëjnë shoqatën e peshkatarëve bashkëmenaxhuese të liqenit të Prespës. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilllimit Rural, Niko Peleshi, sqaron se çfarë sjell kjo kontratë.

Niko Peleshi: “Me sa jam në dijeni me fjalë të përgjithshme, bashkëmenaxhimi konsiston në përcaktimin nga ana e ministrisë së numrit të peshkatarëve, që lejohen të peshkojnë në një periudhë 10-vjeçare në liqenin e Prespës dhe pastaj liçensat e peshkimit i jep vetë Organizata”.

Natyrisht, që kjo nuk është gjithçka, por duke nxitur kooperimin ndërmjet jush duke i dhënë në dorë instrumentin e menaxhimit, ne besojmë që puna, nga ju që jeni pala e interesuar, grup i interesuar mund të bëhet shumë më mirë.

Menaxhimi përmes organizatës është një pjesë e punës, pasi ka sfida të tjera, sipas ministrit Peleshi, që lidhen vecanërisht me shitjen, me gjetjen e tregut, me nevojën mbase të një pike grumbullimi, apo me nevojën e aksesit në treg.

Niko Peleshi: “Në Korçë, unë kam qenë vetë kryetar i Bashkisë së Korçës, dhe vazhdimisht jemi përplasur se si tregtohej dhe vazhdon të tregtohet, jo për fajin tuaj dhe të bashkëshorteve tuaja, por për shkak së ka munguar deri tani një infrastrukturë për tregtimin e peshkut në Korçë. Di që Bashkia e Korçës është duke ndërtuar një markato fantastike, për ushqimet në përgjithësi por do të ketë një seksion të vecantë për mishin dhe për peshkun. Kjo është një mundësi për të tregtuar peshkun e liqenit”.

Ministri Peleshi tha se janë në prag të thirrjes së parë për skemën e mbështetjes financiare,e cila do të mbështesë sektorin e peshkimit, si një sektor, i cili ofron mundësi të mëdha punësimi, krahas prodhimit dhe të eksportit./abcnews.al