Peleshi me peshkatarët në Shirokës: Më sinjalizoni për çdo abuzim

schedule13:09 - 20 Nëntor, 2017

schedule 13:09 - 20 Nëntor, 2017

Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi i ka premtuar peshkatarëve të Shirokës lehtësira fiskale. Ai i ka kërkuar që ta sinjalizojnë edhe për cdo abuzim të inspektorëve të ministrisë.

Është takimi i dytë që zhvillon me peshkatarët. Në Durrës u fokusua në clirimin e portit të peshkimit nga jahtet e të pasurve. Ndërsa në liqenin e Shirokës ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural u kërkoi që të jenë vigjilentë dhe të mos lejojnë asnjë lloji abuzimi.

“ …Shumë mirë që ju jeni të organizuar. Forca juaj është shumë e madhe. Do t’ju lutesha, që të mos hezitonit, të më sinjalizoni për çdo veprim apo mosveprim të inspektorëve tanë të peshkimit. Edhe kur veprojnë keq në shkelje të ligjit, edhe kur nuk veprojmë, kur mbyllin sytë.”

Shqetësimi i parë që iu prezantua ka lidhje me formalizimin dhe futjen në një sistem kontrolli të peshkimit në shirokë.

Peshku, peshkohet në liqen, pastaj nga peshkimi deri tek tregtimi, hallkat nuk funksionojnë siç duhet. Nuk ka një kontroll, qoftë të sigurisë ushqimore, por qoftë edhe i vërtetimit të origjinës, që duhet të jetë kusht, për çdo njësi tregtare të peshkut.”

Ministri Peleshi foli edhe për investimin e realizuar në infrastrukturë falë kontributit të bankës botërore.Por duhet bërë më shumë për peshkatarët dhe këtë ministri ua premtoi me skemën e mbështetjes financiare për të gjithë sektorin.Ai nuk ka harruar të rikujtojë dhe njëherë aksionin e madh, për sigurinë ushqimore dhe masat e marra në kuadër të këtij aksioni.

“Kemi bërë një aksion shumë të madh deri tani. Kemi mbyllur një numër shumë të madh pikash therjeje, të cilat duhet ta themi, ishin liçencuar nga shteti në kundërshtim me ligjin dhe që kishin shkatërruar gjithë investimet e tjera serioze, private.”

“Ne nuk do të lejojmë, që njerëz me uniformën e shtetit të bëjnë biznes, duke përdorur autoritetin e shtetit, sepse autoritetin, duam ta përdorim, për të vendosur rregulla loje, për të hapur vende pune dhe jo për t’ju prishur punë.”/abcnews.al

https://youtu.be/z0pG_jyNnRQ