Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi në fjalën e tij pas votimit në Korçë tha se sot është një ditë e rëndësishme, pasi votohet për projektet e bashkive. “Këto zgjedhje kanë marr një ngarkesë të fortë politike” tha Peleshi, pasi kemi ardhur në këtë ditë përmes një anormaliteti politik.
“Sot është një ditë e rëndësishme, votohet për projekte e bashkive. Këto zgjedhje kanë marrë një nagrkesë të fortë politike. Kemi ardhur në këtë ditë përmes një anormaliteti politik, por në finale siç e kërkonte Kushtetuta gjithë shqiptarët janë në votime.
Këtu në Korçë pjesëmarrja është në rrijte, ka standard, seriozitet dhe qetësi. Sot votohet për t’i thënë botës se i përkasim familjes së vendeve të qytetëruara të Evropës dhe nuk kemi ndërmend të bëjmë hapa pas”. /abcnews.al