Pedro Rodriguez e ka marrë një vendim për të ardhmen. Sulmuesi spanjoll ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Chelsea dhe do të largohet me parametra zero. Valencia, Sevilla dhe Betis e duan në La Liga, teksa ka interesim edhe nga Serie A.
Roma është një nga klubet e para që ka nisur nga puna ta bindë, por edhe Juventusi e Interi kanë menduar t’i ofrojnë një kontratë. 32-vjeçari është një kërkesë e Mauricio Sarrit, me të cilin punuan së bashku në Londër.
Sulmuesi i djathtë do të transferohet në Serie A dhe është afër akordit final me klubin e ri. Daily Mail raporton se Pedro ka zgjedhur Romën. Interesimi i kahershëm i verdhekuqve, insistimi i madh i tyre dhe fakti që do të jetë titullar i verdhekuqve, e kanë bindur lojtarin që t’i japë fjalën Romës, vendim të cilin ia ka shprehur edhe “Bluve të Londrës”. /abcnews.al