Pedagogu shqiptar në Londër: Ja të veçantat e ceremonisë së kurorëzimit të Karli III

schedule11:39 - 6 Maj, 2023

schedule 11:39 - 6 Maj, 2023

BRITANI E MADHE- Pedagogu shqiptar në Britani të Madhe, Andi Hoxhaj komentoi për ABC News ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Karli III. Ai tha se nëpër rrugët e Londrës ka entuziazëm të shtuar dhe se qytetarët po e presim me dëshirë të madhe momentin e kurorëzimit.

Pedagogu u shpreh për “Tirana Live” se e veçanta lidhet me faktin se në ceremoni janë ftuar përfaqësues të të gjitha feve, duk përçuar mesazhin se Britani e Madhe është vendi ku diversiteti kulturor dhe ai fetar janë vlerë e shtuar.

“Atmosfera ka qenë pozitive, sensibilizimi dhe mobilizimi i njerëzve ka ndodhur në dy javët e fundit. Ka ndryshime se si është bërë 70 vjet më para dhe ato që do bëhen tani. Të gjitha liderët e feve të ndryshme, janë ftuar për të marrin pjesë, kjo është për të promovuar diversitetin e Britanisë së Madhe. Do jetë një ditë interesante”, tha ai.

Një tjetër e veçantë u shpreh pedagogu është se në këtë ceremoni janë planifikuar të bëhen më pak shpenzime financiare.

“Jemi në kushtet të ndryshme se këtu ka njëfarë krize financiare me rritjen e çmimeve, monarkia do jetë një reflektim i shoqërisë dhe ky ka qenë momenti për më pak shpenzime. Kjo është për dukur me modern dhe më pozitiv. Këtu janë më shumë se 200 liderë të botës, por pranë qendrës ku po mbahet ceremonia janë masa të rrepta sigurie. Shpenzimet janë menduar të jenë sa më minimale”, tha ai./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!