Pedagogu: Policia e Shtetit është përdorur politikisht, problemi është sistemik

schedule22:40 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 22:40 - 10 Dhjetor, 2020

Këtë të enjte  në emisionin “As Pro as Kundër” të drejtuar nga Robert Aliaj në “ABC”, Pedagogu Gëzim Basha u shpreh se Policia e Shtetit është përdorur politikisht.

Sipas tij problemi është sistemik, pasi kur ndërrohen partitë ka edhe ndryshime Policinë e Shtetit.

“Problemi kryesor është sistemik në disa segmente të policisë. Në Shqipëri duhet parë se cili është problemi i sistemit dhe jo problemet sipërfaqësore. Kur ndërrohen partitë ka një valë ndërrimesh edhe në këtë institucion. Në qytetin ku unë banoj shefi i policisë ka 38 vjet në detyrë nuk e ka ndërruar njeri. Në Shqipëri me policinë manipulohen zgjedhjet. Nëse policia nuk bëhet e pavarur në do të vijojnë fatkeqësisht të merremi me të njëjtat situatë”, tha pedagogu.

Po ashtu edhe avokati Adriatik Lapaj i qëndroi të njëjtin mendim duke shtuar se Policia e Shtetit duhet të jetë e shtetit shqiptar dhe jo e partive që marrin pushtetin.

Ndërkohë gjatë bisedës në studio aktivisti Kastriot Çipi u shpreh se vendi ndodhet në diktaturë.

“Kemi ndalim qarkullimi të paligjshëm, nuk ka punë polici të ndalojë dikë nëse nuk kemi ligjin  e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha ai.

/abcnews.al/