Pedagogia Klodiana Beshku thotë se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të mbahen në vjeshtë, do të jenë përcaktuese për konfliktet ekzistuese në botë, në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Në intervistën për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, pedagogia Beshku u shpreh:
“Zgjedhjet në SHBA do të jenë përcaktuese të konflikteve në këto momente janë ekzistuese. Për shkak të këtyre konflikteve, zgjedhjet në SHBA premtojnë për një lider disi populist. Në momentin që ka frikëra dhe pasiguri, qytetarët kanë tendencën që të zgjedhin atë lider populist që iu japin idenë se mund t’i mbrojë.
Edhe këto konflikte do të jenë përcaktuese për SHBA dhe pastaj të shpresojnë që SHBA do të tregojnë fuqinë e tyre globale dhe t’u japë një drejtim tjetër konflikteve që janë ndezur. Izraeli dhe çështja në Rripin e Gazës ka dalë pak jashtë kontrollit të të gjitha këtyre trajektoreve që përmendën.
Izraeli po synon ose ka shpallur që mund të ketë një sulm edhe në Rafah, ku mendohet se ka një qendër të Hamasit. Se sa e mundur do të jetë kjo do ta shikojmë në ditët në vazhdim dhe mendoj se ky sulm do të përcaktojë shkallën e përfshirjes së këtyre shteteve që ndodhen pas këtyre vendeve.”/abcnews.al