Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Balla: Pasqyron progresin e madh të Shqipërisë rrugën e anëtarësimit në BE

schedule11:54 - 5 Maj, 2026

schedule 11:54 - 5 Maj, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për Shqipërinë nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian, e cila u votua me 58 vota pro dhe 7 kundër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi këtë zhvillim si një vlerësim të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian. Ai theksoi se mbështetja e eurodeputetëve konfirmon përkushtimin e vendit për të çuar përpara reformat dhe për të përmbushur detyrimet e procesit të integrimit.

Sipas Ballës, rezoluta pasqyron qartë arritjet e Shqipërisë dhe mbështet ambicien për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.



Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për Kryetarin e Komisionit, David McAllister, si dhe për raporterin për Shqipërinë, Andreas Schieder, për punën e tyre në hartimin e dokumentit. Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe Andrey Kovatchev për kontributin në arritjen e kompromisit mbi tekstin final.

Balla nënvizoi se Shqipëria mbetet e vendosur në rrugën e saj europiane, duke vijuar reformat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!