Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati për kryeministër i partisë së dytë në garë që ka fituar zyrtarisht 24 ulëse në Kuvend, Bedri Hamza, nga një konferencë për media, theksoj edhe njëherë se PDK nuk ka vija të kuqe dhe se vendit nuk i duhen në këtë moment vakume institucionale, edhe pse nga VetëVendosja e Albin Kurtit nuk i ka ardhur asnjë ftesë konkrete për bashkëqeverisje.
Përsa i përket bisedimeve me opozitën, që duket gjithnjë e më e përçarë, Hamza konfirmoj se ka patur bisedime me dyer te mbyllura si me LDK ashtu edhe me partitë e tjera opozitare.
Hamza komentoj edhe zgjedhjen e Presidetit apo Presidentes së vendit, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit, duke e konsideruar si një proces historikisht të vështirë në Kosovë.
Bedri Hamza, hoqi dorë nga mandati i deputetit, për të vijuar punën si kryetar i komunës së Mitrovicës, ndërsa në vend ka filluar zyrtarisht numërimi mbrapsht për formimin e qeverisë së re.
Rradha është e Presidentes Osmani për të përcaktuar datën e mbledhjes së parë në Kuvend, ku do të konstituohet Parlamenti i ri, me dy detyra të para kryesore: betimin e deputetëve dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kjo e fundit komentoj duke deklaruar se ende nuk ka një datë për këtë.