Ish-nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj PD, duke deklaruar ndodhet në një krizë ekzistenciale.
Ai theksoi se PD është e dyzuar dhe u detyrua t’i bashkohej protestës vetëm për të mos mbetur në periferi të zhvillimeve, duke i krahasuar këto tubime me foltoret e Berishës.
Sipas Spahos, opozita ka humbur besueshmërinë dhe nuk e prek dot më nervin e qytetarit, pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim që nga koha e ‘Rithemelimit’. Ai deklaroi se vetë PD është kontributori kryesor që mban Edi Ramën në pushtet, duke shtuar se zgjidhja kërkon largimin e tyre ose të kryetarit të partisë.
“PD është e dyzuar fillimisht e mbështeti investimin, më pas kur e pa që do të ngelej në periferinë e zhvillimeve politike të vendit u detyruar që të dalë në krah të protestë. Sot ja ku e keni rezultatin, protestat janë si foltoret e Berishës.
Opozita është në një krizë ekzistenciale. PD ka një problem shumë të madh nuk e prek dot më nervin e qytetarit, është bërë e pabesueshme për qytetarin. Nga ‘Rithemelimi’ e deri më sot nuk ka mbajtur asgjë nga ato që ka thënë. Njerëzit nuk janë më naivë. Nëse ka kontributor që mban sot Ramën në pushtet, është PD, sepse është e pazonja. O duhet të ikim ne ose kryetari i PD”, tha Spaho.



