Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka shpjeguar arsyet e largimit nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve paraditen e sotme e cila nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta.
Bylykbashi deklaroi jashtë dyerve të kryesisë së Kuvendit se mbledhjet online me justifikimin e pandemisë janë një mënyrë e maxhorancës për të hequr transparencën në këto mbledhje, por shtoi se PD nuk do e lejojë këtë gjë.
“Na është mohuar e drejta e fjalës. Është mënyrë për të hequr transparencën për të mos kuptuar qytetarët kush janë aferat që Edi Rama i kthen në ligj. Do garantojmë transparencën. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që gjasme me pretendimin e pandemisë nuk mund të zhvillohen mbledhjet fizikisht ne do të jemi këtu për të ndaluar Edi Ramën.
Qëndrimi jonë është i qartë. Ne do të marrim pjesë në komisione. Ne ishim prezent. Bojkoti nuk mund të jetë kurrë një vendim i Edi Ramës. Ne jemi prezent. Maxhoranca, Edi Rama po i mohon opozitës të marrë pjesë për të kundërshtuar aferat me të cilat ai kërkon të zhvatë shqiptarët”, deklaroi ai.
Maxhoranca ka vendosur të zhvillojë mbledhjet online për shkak të pandemisë por këtë opozita e quan justifikim për t’u hequr qytetarëve transparencën mbi mbledhjet e Komisioneve. m.v/abcnews.al