Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD rikthen përgjimet e “Bild”: Mazhoranca ka vepruar si grup i strukturuar kriminal

schedule18:00 - 18 Qershor, 2019

schedule 18:00 - 18 Qershor, 2019

Partia Demokratike ka sjellë në vëmendje përmes juristëve të saj përgjimet e fundit të publikuara nga tabloidi gjerman Bild, pjesë e dosjes 184. Në një konferencë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari për Çështjet ligjore Çlirim Gjata thanë se audio-përgjimet tregojnë se Kryeministri Rama, qeveria dhe Partia Socialiste kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal, për të marrë dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme. Ndjekim një pjesë të deklaratës së sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.

Ka ardhur koha e ndëshkimit.

Përgjimi ku kryeministri Edi Rama bisedon me Arben Keshin nuk është një bisedë rutinë për përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

“Neni 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal i cili dënon nga 1-3 vite burg i dedikohet pikërisht këtyre dy funksionarëve, funksionarit të Ministrisë së Brendshme dhe Kryeminsitrit të cilëve me ligj nuk i lejohet as të ndërhyjë e as të favorizojë në një proces zgjedhor një parti apo një kandidat”.

Si rrjedhojë kryeministri duhet të shkojë në burg sipas ish deputetit Enkelejd Alibeaj.

“Neni 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal është totalisht i konsumuar, si nga shtetasi Edi Rama, ashtu edhe nga shtetasi Arben Keshi në këtë rast.”

Të gjithë zyrtarët dhe politikanët e përfshirë në përgjimer e publikuara nga gazeta gjermane Bild duhet të ishin në burg, nënvizoi sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

“Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Arben Keshi, Drini Gjeçi, Artan Gaçi, Sali Skura, Bekim Krashi dhe çdo person tjetër që i garanton Edi Ramës funksionimin e skemës së tij kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve janë sot e kësaj dite të pandëshkuar nga drejtësia”.

Sipas demokratëve Durrësi dhe Dibra janë dy krime të rënda elektorale, që vërtetojnë se Edi Rama di vetëm të vjedhë, të kërcënojë, të shantazhojë e të blejë vota, duke përdorur krimin, policinë dhe administratën.

“Por Durrësi dhe Dibra nuk janë thjesht dy krime të shkëputura dhe rastësore. Përgjimet faktojnë se vjedhja e zgjedhjeve, në bashkëpunim me krimin, është një skemë e ngritur nga Edi Rama dhe e zbatuar nga bashkëpunëtorët e tij”.

Kjo skemë duket e kopsitur sipas Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata, nga blerja e votës tek bërja e saj publike.

Për demokratët sot nuk mjafton vetëm largimi iEdi Ramës, por edhe vënia e tij para drejtësisë së bashku me bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në cënimin e të drejtës për të votuar i lirë.

/ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!