Partia Demokratike do zhvillojë nesër në orën 12, një protestë përballë godinës së ministrisë së Brendshme, për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj. Vendimi është marrë pas takimit me aleatët, ndërsa pasditen e të martës, nënkryetari I PD Edi Paloka ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të Tiranës.
Në protestë nuk do ketë fjalime, por mesazhet do jepen përmes pankartave.
Të pranishëm do jenë edhe deputetët e PD, por jo kryetari Basha, i cili do jetë në Sofje, për të marrë pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane. /abcnews/al

