PD protestë kundër kryeprokurorit të përkohshëm

schedule09:46 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 09:46 - 18 Dhjetor, 2017

Ashtu siç u njoftua edhe në fundjavë Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën para Parlamentit kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm.

Pak para seancës Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të koordinuar protestën.

Qytetarë dhe mbështetës nga rrethet janë mbledhur para parlamentit për protestën.

Një ditë më parë Lulzim Basha mblodhi tryezën e aleatëve në përkrahje të protestës së sotme. “Mbledhja e tryezës se aleatëve të PD në përkrahje të protestës kundër puçit kushtetues. Interesi i Ramës është të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit dhe të dosjeve të tjera të krimit. Rama ka një qellim, të emërojë një prokuror politik për të mbrojtur pushtetin e tij të inkriminuar. Nëse nesër Edi Rama çon në fund puçin kushtetues, e bën me kosto të madhe, asgjëson reformën në drejtësi dhe bashkëjetesën demokratike”, deklaroi Basha mbrëmjen e të dielës.

Rreth 1220 efektivë të angazhuar nga policia e Shtetit për nmbarëvajtjen e protestës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!