PD prezanton platformën, kush janë 10 detyrat e qeverisë tranzitore

schedule12:16 - 2 Maj, 2019

schedule 12:16 - 2 Maj, 2019

Opozita prezantoi sot platformën për zgjedhje të lira dhe detyrat e qeverisë tranzitore. Lulzim Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër dhe pa opozitën.

Prezantimin e detyrave që sipas koalicionit opozitar, qeveria tranzitore duhet të plotësojë, e quan nisje, jo përfundim të rrugëtimit drejt plotësimit të platformës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Prezantimin e 10 pikave e bëri ish-bashkëkryetari i reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi.

“    1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.

  1. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
  2. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
  3. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
  4. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
  5. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i falsifikimeve të

  letërnjoftimeve.

  1. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
  2. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
  3. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër  krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
  4.     Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për   opozitën”.

Janë këto dhjetë pika, detyrat që qeveria tranzitore duhet të përmbushë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Njeh nevojën për dialog, por nuk lëviz nga qëndrimi i tij edhe pas kërkesës së grupimit të qendrës së djathtë drejtuar presidentit për një tryezë mazhorancë-opozitë  me përfaqësim në nivel kryetarësh.

Parashikimin për 30 Qershorin, e sheh në rastin më të mirë jo si ditë zgjedhjesh, e në më të keqin si një përsëritje të historisë diktatoriale. Sa i përket përbërjes apo kohëzgjatjes së kësaj qeverie tranzitore.

Për këtë i vjen në ndihmë edhe historia. Propozimit të grupimit të qendrës së djathtë për përcaktimin e një qeverie tranzitore 6 muaj përpara zgjedhjeve në harkun kohor të 15 viteve, kreu i demokratëve nuk i dha një përgjigje shteruese, duke lënë ende të hapur diskutimin mbi pika të platformës së partive aleate, që nuk janë pjesë e marrëveshjes së firmosur me koalicionin opozitar./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!