Partia Demokratike vijon denoncimet për lidhjet e qeverisë me kompanitë e bixhozit. Deputeti Enkeljed Alibeaj deklaroi se pas këtyre kompanive qëndron vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Agron Xhafaj tha deputeti i selise blu pas ardhjes në pushtet të kryeministrit Rama dhjetëfishoi të ardhurat nga 1 milion euro në 10 milionë euro.
Një ditë pas publikimit të dokumentave zyrtare që tregojnë se dy pronarët e një kompanie që organizon lojra fati, janë ish-të dënuar për narkotrafik dhe anëtar në organizatën kriminale në të cilën bënte pjesë vëllai i Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, i dënuar për shkak të këtyre akuzave nga gjykatat italiane.
Demokratët vijuan denoncimin e tyre.
“I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të tjerë të bandës, të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj, ia ka dalë që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait Fatmir Xhafaj, të zgjerojë aktivitetin e kompanisë së basteve me shtimin e 2176 pikave të reja në të gjithë Shqipërinë”.
Për demokratët është vëllai i ministrit të brendshëm, e për rrjedhojë vetë ky i fundit, përfituesi i rritjes së biznesit të ish antarëve të banës së tij.
“Kompania e basteve, prapa të cilës qëndron vëllai i Ministrit të Brendshëm ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në 4 vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Siç tregohet në grafik, nga një kompani me të ardhura jodomethënëse për një biznes bastesh, kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës.
Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017″.
Është kjo pasuri që detyron kryeministrin dhe ministrin e brendshëm të refuzojnë vettingun për politikanet, sipas selisë blu duke theksuar se kontrollin që po kalojne gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe vartësit e ministrit të brendshëm në policinë e shtetit duhet ta kalojë edhe çdo politikan. /abcnews.al