Deputeti socialist, Alqi Bllako u padit penalisht nga demokratët në SPAK për çështjen e inceneratorëve.
Deputeti demokrat, Lefter Gështenja tha se Bllako në pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit favorizoi inceneratorin e Tiranës.
Pyetja e përsëritur e demokratëve është se në cilin krah do të jenë shqiptarët. Bllako është zyrtari i tretë që paditet, pas kryebashkikëve të Tiranës dhe Durrësit, Erion Veliaj dhe Emirjana Sako. /abcnews.al/


