Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD nuk gjen qetësi”/ Bejko: Berisha përdor partinë për t’i shpëtuar burgut! Salianji bëri burg për partinë

schedule13:32 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 13:32 - 4 Dhjetor, 2025

Tensionet e brendshme në Partinë Demokratike janë rikthyer në qendër të vëmendjes. Analisti Roland Bejko deklaroi në “Tirana Live” në ABC News se konflikti mes Sali Berishës dhe Ervin Salianjit po thellon krizën e opozitës.

Bejko theksoi se, sipas tij, Berisha po përdor partinë për të shmangur drejtësinë, ndërsa kujtoi se Salianji ka vuajtur dënim penal “për të shpëtuar partinë”. Ai u shpreh se PD vijon të mbetet një forcë politike me kontraste të thella, ku përplasja e vizioneve për të ardhmen rrezikon të zgjatet.

“Kjo parti nuk do të gjejë qetësi, për aq kohë që në krye prevalojnë interesat. Nëse Berisha e përdor PD-në për të shpëtuar nga burgu, Salianji bëri burg për të shpëtuar partinë. Është një parti me shumë kontraste. Kushdo që e pa mbledhjen e Salianjit në Durrës e pa se mund të mblidhen demokratë edhe pa Sali Berishën. Foltorja e Salianjit kishte shumë të rinj. Berisha i ka ngelur politikës aty dhe nuk lëviz. Qëllimi i Salianjit është ta forcojnë partinë dhe të freskojnë atë, ndërkohë që Berisha nuk këtë qëllim, as të forcojë dhe as ta freskojë partinë.

Berisha bëri një gabim trashanik sepse i cilësoi demokratatët si tradhtarë që kanë votuar për PS, ndërkohë që ata janë demokratë që mbajnë në këmbë partinë. Berisha e njeh mirë PD, Berishës nuk i intereson PD dhe forcimi i saj, nuk është në axhendën e tij ajo e demokratë. Ka shumë që thonë që ajo është parti e Sali Berishës. Unë mendoj që axhenda personale e Salianjit, është që të jetë rival i Berishës. Do ishte një super lajm. PD do riorganizohet. Berisha e forcohet nga dobësimi i kundërshtarëve.

Me Salianjin dhe demokratët e tjerë i ka shkuar gozhda në sharrë. Sali Berisha është mbetja më e qelbur e Ramiz Aliut. Berisha kërkon që të gjejë një armik të brendshëm, ta bëjë tabelë qitje dhe të thotë ose me mua, ose me asnjë. Salianji është njeri këmbëngulës. Salianji është shpresa për PD, ndryshe ajo parti do vdesë bashkë me Berishën”, tha Roland Bejko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!