PD nis aksionin nga Elbasani, njofton protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit

schedule16:12 - 10 Tetor, 2022

schedule 16:12 - 10 Tetor, 2022

Partia Demokratike ka njoftuar protestë në Elbasan kundër qeverisë. PD bën me dije se do të organizojë një protestë për një orë ditën e nesërme në orën 11:00 në qendër të qytetit, pas rritjes së çmimit të karburantëve nga Bordi i Transparencës.

Njoftimi:

Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të nis nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD Dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin “Gensher” në qendër të Elbasanit!

/abcnews.al