TIRANË – Në studion e Tirana Live në ABC News, kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj komentoi ndër të tjera edhe takimin e zhvilluar me shefen e misionit të OSBE–ODIHR, Audrey Glover.
Alibeaj tha se njoftoi znj. Glover mbi shkeljet e hasura sipas tij në fushatë elektorale nga KQZ, duke nisur që nga regjistrimi i PD në këto zgjedhje.
“I bëra të qartë se tre janë cështjet që duhet të preken apo diskutohen gjatë kësaj fushate. Situata makro e zgjedhjeve në këtë vend. I bëra me dije ashtu sic edhe raporti i 2021 i znj Glover, ka treguar se në qendër të zgjedhjeve duhet të jetë individi. Të gjitha rekomandimet e ODIHR ia bëra me dije se asgjë nuk ka ndryshuar.
Të gjitha rekomandimet duhet të bëhej ndryshimi i Kodit zgjedhor. Shteti ka zbritur në fushë betejën elektorale, janë ndalime që nuk duhet të ndodhin. I bëra me dije Glover se propozimet tona u refuzuan me arrogancë nga pushteti. Edhe shkeljet e KQZ, në fushatë refuzoi të regjistrojë komisionerët e PD, refuzoi të regjistrojë PD edhe pas vendimit të Apelit, apo për faktin tjetër se duke e shtyrë me ankesat që ne ishim detyruar të bënim, na mohoi një të drejtë për të bërë koalicion me partitë e tjera, se afati kishte kaluar.
Sot kandidojnë kandidatë që janë të dënuar, rasti konkret Qerim Ismailaj. Ka një vendim që ia kemi cuar Celibashit, ka vetëm një detyrim ligjor, ta lexojë. Këto janë shkeljet që ia bëra me dije Glover.
PD është në kushte anormale të prezantimit në fushatë, me seli të zaptuar, me financa që sot që flasim PD-së nuk i është lëvruar asnjë qindarkë që ka detyrim KQZ të lëvrojë sipas ligjit.
Të gjitha këto i vendosin një kryq të madh cilësisë së zgjedhjeve më 14 maj.” u shpreh Alibeaj. /abcnews.al