Gjatë denoncimit të përditshëm në komisionet parlamentare që Partia Demorkatike bën prej mbi një muaji kundër atij që quan narko-shtet, demokratët kanë denoncuar dekalratën e zv.ministrit të brendshem Hodaj për median gjermane ku deklaron se Shqipëria ka kapacitet të pranojë deri në 600 mijë emigrantë. Deklarata në fjalë është sqaruar edhe nga Ministria e Punëve të brendshme përmes një njoftimi pas mbledhjes së komisionit.
Deputetët e opozitës kanë ngjallur debat në komisionin e sigurisë lidhur me deklaratën e zv.ministrit të brendshëm Julian Hodaj dhënë për median gjermane ZDF.
Zv.ministrja e brendshme gjatë mandatit “Tahiri”, Elona Gjebrea, anëtare e komisionit, quajti përsëritjen e deklaratës së pasuesit të saj Hodaj nga demokratët: panik të panevojshëm.
Por për demorkatin Flamur Noka deklarata për kapacitetin e Shqipërisë për të pritur 600 mijë emigrant është çelja e një rruge të errët që do të përfshijë vendin tonë në rast se lejohet, e për këtë kërcënim, shefi i ekzkeutivit ka dokumentat mbi tavolinë, sipas tij.
Në përfundim të mbledhjes së komisionit, Ministria e Brendshme reagoi përmes një deklarate duke sqaruar se deklarata e zv.ministrit Hodaj për median gjermane i është referuar një situate hipotetike të emergjencës së emigrantëve, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp do të ndërtohet apo jo. /abcnews.al