PD në komisione, kërkon dorëheqjen e Xhafajt

schedule10:49 - 15 Maj, 2018

schedule 10:49 - 15 Maj, 2018

Deputetët demokratë kanë vendosur të mos lejojnë zhvillimin e asnjë axhende të komisioneve parlamentare. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka hyrë në komisionin e medias ku i kanë kërkuar kolegëve socialistë t’i bashkohen thirrjes së tyre për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deputetët e Partisë Socialiste e kanë kundërshtuar, pasi sipas tyre, mbledhja e komisionit e ka një rend të përcaktuar. Më herët deputetët socialistë kanë zhvilluar një mbledhje me kryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili i ka porositur që të mos ndikohen nga thirrjet e deputetëve demokratë.

Mësohet se Balla i ka thënë që Parti Demokratike kërkon të bllokojë rrugën evropiane, por socialistët kanë përgjegjësinë të qeverisin vendin. Nga ana tjetër deputetët e Partisë Demokratike kanë ndjekur të njëjtën procedurë edhe në komisionin e ekonomisë./abcnews.al