“PD në gjendje të mjeruar”, Bamir Topi: Përgjigjja gjendet te ndryshimet kushtetuese të 2008

schedule11:34 - 24 Mars, 2023

schedule 11:34 - 24 Mars, 2023

TIRANË – Për ish-presidentin Bamir Topi zgjedhjet vendore kanë po të njëjtën rëndësi si ato parlamentare në vend. I ftuar në studion e Tirana Live, Topi tha se pushteti vendor është baza mbi të cilat mbahen shërbimet e njerëzve.

“Mundohem në këto kohë të vështira të tjetërsimit të politikanëve të ruaj strukturën time. Sot fatkeqësisht ka një gjendje të mjeruar të PD. Nuk është hera e parë që shprehem për këtë.
Kur unë kam folur 15 vite më parë në ndryshimet kushtetuese të 2008, doni të din ipse e gjeni objektin e pyetjeve e keni atje. Pse 2008?

Më thoni kush e kontrollon procesin e votimit? E kontrollojnë partitë. Atëherë zgjedhjet bëhen për partitë apo për njerëzit që shkojnë të votojnë. Kjo është arsyeja pse gjithmonë e më shumë ka më pak pjesëmarrës në zgjedhje. Fakti që ikin tregon se politika nuk i ka krijuar mundësitë të zhvillojnë ëndrrën e tyre. Një pjesë tjetër shpreson, ëndërron. Një pjesë e di se vota tjetërsohet.
Palët shkojnë e futen në labirinthe e debate politike, kur duhet të dalin me projekte konkrete. Ajo që unë shoh në mjediset mediatike situata paraqitet e politizuar.

Do doja të shikoja projekte vizionare. Fakti është dominant është historia e PD. Fakti që partia kryesore opozitare është në atë gjendje nuk më jep shpresë që situata do vi dhe do të formatohet te projektet që do paraqisin palët. Njeriu kur nuk është i sigurtë politikisht nuk I motivuar më për gare. Flas për kushtet ku ndodhet PD, opozita.” u shpreh Topi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!