PD-LSI akuza Kryeministrit: Jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por kërcënon

schedule16:28 - 6 Qershor, 2019

schedule 16:28 - 6 Qershor, 2019

Partia Demokratike dhe LSI janë bashkuar në qëndrimin se dorëheqja e Kryeministrit do dukej të ishte rutinë pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild. Në dalje të veçanta publike, Enlekejd Alibeaj e Luan Rama deklaruan se Rama po bën të kundërtën e reflektimit, duke kërcënuar ata që publikojnë provat e blerjes së votave.

E kërkojnë prej kohësh dorëheqjen e kryeministrit.Pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild ky gjest duhet të ishte rutinë thonë demokratët. Megjithatë janë të ndërgjegjshëm se Edi Rama nuk do ta hedhë atë firmë.

Enkelejd Alibeaj: “Por, kur bëhet fjalë për pushtetin dhe mbajtjen e tij në çdo formë e me çdo mjet, Edi Rama, është krejt i parashikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë”.

Kryeministri ilegjitim, i ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi, siç konfirmuan edhe përgjimet e fundit të gazetës Bild, jo vetëm nuk po e konsideron dorëheqjen, por është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos, duke arritur deri tek kërcënimi publik i kujtdo që nxjerr sekretin e bashkëpunimit me krimin për blerjen e votave.

Jo vetëm nuk e dha dorëheqjen por po ndërmerr edhe akte të paprecedenta deklarojnë nga kampi tjetër opozitar.

Luan Rama: “Dhe kur duhej që Kryeministri i maxhorances se krimit të jepte menjëherë dorëheqjen, ndërseu lukuninë e budallenjve të shfaqeshin se ishin të shqetësuar medemek, ngase nuk është ruajtur sekreti hetimor?!”

Ruajtja e sekreti hetimor është çeshtje e Prokurorisë, jo e deputeteve te maxhorancës!

Sipas opozitës së bashkuar zbardhja e të vërtetës përmes publikimit të disa përgjimeve që lidhen me atë që është njohur si dosja 339, në fakt është vetëm maja e aisbergut të krimit shtetëror! Prandaj ata nuk shohin zgjidhje tjetër për numrin një të qeverisë.

Enkelejd Alibeaj: “Pjesëmarrja dhe vendosmëria e shumicës së shqiptarëve për të mos pranuar paktin e tij me krimin, është përgjigja më e mirë për kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin”.

Luan Rama: “E vërteta është apel për t’u ngritur, të gjithë bashkë e më të vendosur kundër krimit shtetëror! E keqja nuk largohet, por luftohet!” /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!