Jetesa e qytetarëve të Tiranës nuk do të përmirësohet vitin që vjen. Partia Demokratike ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se taksat e qytetarëve do ti shpenzojë vetëm për luks e për paga. Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa deklaroi se 130 milionë euro të shkojnë vetëm për rrogat e bashkisë së Tiranës.
Viti i ardhshëm nuk pritet të sjellë më shumë shërbime për qytetarët e Tiranës. Sipas selisë blu, Erion Veliaj do të shpenzojë vetëm për paga dhe luks, pjesën më të madhe të taksave të rritura për banorët e kryeqytetit.
Sipas zëdhënëses së Partisë Demokratike kreu i bashkisë së Tiranës do të mbahet mend vetëm për betonizim dhe mbështetjen për një grup klientësh të afërt.
Sipas Partisë Demokratike Buxheti 2020 i Bashkisë së Tiranës është në të njëjtën frymë me atë të buxhetit të qeverisë së Edi Ramës dhe nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve./abcnews.al