Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gratë e PD, kërkesë Begajt/ “Presidenti të mos dekretojë ligjin për barazinë gjinore”

schedule11:45 - 13 Nëntor, 2025

schedule 11:45 - 13 Nëntor, 2025

Pasi sulmoi ambasadorin e BE, Sali Berisha ka nxjerrë në vijë të parë gratë demokrate për të kundërshtuar ligjin e barazisë gjinore.

12 deputete i kërkojnë Presidentit të Republikës të mos dekretojë ligjin, por ta kthejë për rishqyrtim në parlament.

Shqetësimi i parë, janë identitetet e shumëfishta gjinore.

“Ligji, duke futur koncepte si “identitete të shumëfishta gjinore” apo “përkatësi e ndërthurur”, tejkalon kuadrin kushtetues dhe krijon një kategori të re ligjore që nuk ekziston në tekstin themelor të Republikës”, shkruhet në kërkesën e opozitës.

Por në parlament, mazhoranca solli ndryshimet dhe sqaroi se në ligj njihen vetëm dy gjini, mashkull femër.

Opozita pretendon se ky ligj po ashtu bie ndesh me direktivat e BE.

“Asnjë direktivë e Bashkimit Europian nuk përmend “identitete gjinore”, “përkatësi të shumëfishta” apo “transgjinorë” si kategori juridike, e aq më pak të detyruara për shtetet anëtare”, shkruhet më tej.

I pyetur këtë të enjte për deklaratat e Berishës, ambasadori i BE, Silvio Gonzato nënkuptoi se i ka harruar tashmë, duke shmangur një debat tjetër me doktorin.

“Jo, ju lutem, s’dua të flas, nuk i kam dëgjuar deklaratat.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!