Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PD: Kandidatët e shtëpisë së Ilirit s’përfaqësojnë demokratët, por korrupsionin

schedule17:20 - 4 Shkurt, 2022

schedule 17:20 - 4 Shkurt, 2022

Partia Demokratike vijon të hedhë akuza ndaj “Shtëpisë së Lirisë” duke thënë se kandidatët e koalicionit me LSI nuk përfaqësojnë demokratët. Ndalur te kandidati i Dibrës Përparim Kryemadhi, PD shkruan se ai është burri i prokurores Belina Zeneli, e cila nuk hetoi dosjen 184.

“Kandidatët e shtëpisë së Ilirit nuk përfaqësojnë demokratët, ata përfaqësojnë të shkuarën dhe korrupsionin që e mban peng Shqipërinë.  Dibranët e dinë mirë se si Edi Rama dhe banda e tij me shantazhe e blerje votash u mori bashkinë në 2016-ën. Prokurorja që nuk i hetoi Ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës është pikërisht gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, Përparim Kryemadhit.

Berisha & Meta po i poshtërojnë dibranët duket sjellë si kandidat burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk hetoi as dosjen e shitblerjes së votave nga socialistët dhe 300 kallëzime penale të bëra nga qytetarët dibranë, të cilët presin drejtësi për hallet e tyre. Demokratët dhe qytetarët dibranë e dinë se kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën”, thotë PD. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!