PD heq dorë nga kushtet, Basha ftesë socalistëve për reflektim

schedule12:59 - 30 Tetor, 2019

schedule 12:59 - 30 Tetor, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe socialistëve për gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Sipas kryedemokratit, durimi i shqiptarëve po merr fund ndaj edhe sa më shpejt vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme paralmantare në të njëjtën ditë me zgjedhje vendore kushtetuese.

Partia Demokratike ka hequr dorë nga ultimatumet dhe vendosja e kushteve ndaj maxhorancës, duke vendosur që kërkesat e saj për qeverinë t’i bëj si thirrje për reflektim. Pas takimit me reporterët e KiE, Lulzim Basha i kujtoi shumicës se durimi i shqiptarëve po merr fund ndaj edhe i kujtoi se është moment të bëjnë kthesën e madhe.

Zgjidhja sipas kreut të demokratëve vijon të kalojë përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Demokratët janë duke punuar për një program alternativë përballë maxhorancës që nuk lidhet vetëm me reformën zgjedhore dhe të cilin Lulzim Basha do ta ketë si ofertën e tij përballë shqiptarëve për të ardhur në pushtet.  /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!