Këlliçi thirrje Ramës: Largo policinë nga godina e PD, s’ka nevojë të mbrohet nga askush

schedule16:35 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 16:35 - 11 Dhjetor, 2021

Kryetari i Komisionit të përkohshëm të ngritur nga Kuvendit Kombëtar të PD Belind Këlliçi i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largojë makinat e policisë nga selia e PD.

Ai tha se PD nuk ka nevojë të mbrohet me polici, por mjaftojnë dy rojet në hyrje të godinës. Ai tha se ky është një provokim pasi PD është e demokratëve dhe nuk duhet të mbrohet nga askush.

“Kam një thirrje drejtuar Edi Ramës. Jemi informuar që makina policie ndodhen rreth selisë së PD. PD e mbrojnë vetëm dy rojet Papi dhe Iliri. I bëj me dije kryeministrit që nuk ka nevojë të mbrohet selia e PD. PD është e demokratëve dhe nuk ka nevojë të mbrohet nga askush”, tha ai.

Pavarësisht numrit të madh të forcave të rendit përreth, situata në selinë e PD-së duket mjaft e qetë, siç duket edhe në videon e mëposhtme.

m.v/Abcnews.al