PD: E paligjshme kontrata që vendos qendrat shëndetësore në shërbim të koncesionit të check-up

schedule17:15 - 5 Shkurt, 2018

schedule 17:15 - 5 Shkurt, 2018

Kontrata që vendos Qendrat Shëndetësore në shërbim të koncesionit të Check-Up është e paligjshme sipas Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, deputeti Bardh Spahija ka akuzuar qeverinë se po detyron personelin mjekësor t’i shërbejë koncesionarit duke i imponuar popullsisë që t’i drejtohen qendrave ambulatore për të kryer Chek-up-in. Partia Demokratike i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të tërheqë këtë kontratë, në të kundërt demokratët do të ndjekin rrugën ligjore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!