PD e akuzoi për udhëtim luksi në Francë, reagon Rama

schedule12:37 - 1 Qershor, 2020

schedule 12:37 - 1 Qershor, 2020

Kryeministri Rama me anë të një mesazhi në twitter ka reaguar në lidhje me akuzat e PD për një udhëtim në Paris avion privat ku sipas saj kryeministri ka harxhuar 100 mijë euro.

LEXO edhe: Fuga reagon ndaj akuzave të PD: Rama në Paris për arsye pune

Rama shkruan se ndodhet në Shqipëri aktualisht dhe se ka shkuar në Paris për një vizitë informate të nivelit të lartë, ditën e premte.

LEXO edhe: Gazment Bardhi: Rama, në Paris për pushime këtë fundjavë, shpenzoi 100 mijë €

Reagimi:

“Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!