“PD cirk ambulant”, Rama: Ju përgjërohem, s’jemi aq të mirë sa të mos i puthim duart njerëzve

schedule12:31 - 10 Mars, 2021

schedule 12:31 - 10 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën online me kandidatët e Partisë Socialiste ironizoi programin e Partisë Demokratike duke e cilësuar këtë forcë politike një cirk ambulant, pasi sipas tij nuk ka prezantuar asnjë plan serioz për vendin.

Gjithashtu ai u bëri thirrje të gjithë socialistëve që nga ky moment të vrapojnë në “sulm” për Shqipërinë e së ardhmes dhe për të përfunduar projektet e nisura:”Besoj që jemi gati, por tani fillon ndeshja, minut për minut, sekond për sekond… Ju përgjërohem mos e harroni se ne vërtet jemi më të mirët, por nuk jemi aq të mirë sa të mos i puthim duart njerëzve, për ti kërkuar falje për ato që nuk i kemi bërë”, tha më tej Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama: 

“Kurrë në historinë e saj Shqipëria nuk e ka parë këtë tomborë krushqish që kanë frikë si PD. Po kur thonë Shqipëria fiton…o Zot… po me kë fiton? Me kë fiton Tirana me 25 prill? Ja ku janë, një pensioniste dhe një mjeke. Pamjet flasin vetë. Kush ka sy le të shohë dhe kush ka mendje le të vendosë.

Kanë kaluar 20 vjet dhe janë po këta. Po Durrësi me kë fiton Durrësi…Zgjidhni dhe merrni.  Besoj se sot kemi të gjitha arsyet për tu ndjerë të lehtësuar nga energjia e re që na ka përfshirë.

Kemi një skuadër që vjen nga rrugët e jetës dhe ju flet të gjitha moshave, ju flet atyre që janë mirë dhe atyre që ende nuk janë mirë. Besoj që jemi gati, por besoj që tani fillon ndeshja, minut për minut, sekond për sekond… Ju përgjërohem mos e harroni se ne vërtet jemi më të mirët, por nuk jemi aq të mirë sa të mos i puthim duart njerëzve, për ti kërkuar falje për ato që nuk i kemi bërë.

Ne duhet të shkojmë përpara njerëzve dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi që të jep demokracia për tu rrëfyer , për t’ju thënë se çfarë nuk kemi bërë dhe tu themi se nuk mjafton që ne të ndjehemi të plotësuar karshi tyre. Ne jemi ende në borxh të madh me njerëzit.

Por kur të flisni për arritjet mos flisni sikur njerëzve ua keni bërë jetën lule…Flisni me vetëdije që çka është bërë nuk mjafton dhe për të bërë akoma më shumë duhet durim dhe kohë për të na dhënë mundësinë ne që së bashku të realizojmë qëllimet që kemi.

Vizioni ynë i 2030 është që Shqipëria të jetë zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe jo emigracioni. Edhe njëherë forca kurajo dhe vrap. Vraponi mbi kufij sepse ato që janë tek kufiri janë më të njohur. 12 në sulm, 12 në fushë, 12 në mbrojtje kjo është skuadra e Tiranës , kjo është strategjia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!