Partia Demokratike ka akuzuar Komisionin e Rithemelimit dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se po poshtërojnë demokratët me kandidatin Premtim Kryemadhi duke e lidhur figurën e tij me atë të së shoqes Belina Zeneli, prokurorja e dosjes 184 që u shkarkua pak ditë më parë.
Sipas PD ajo ka mbrojtur socialistët duke mos hetuar vjedhjen e votës në Dibër. Selia blu thekson se përzgjedhja e Premtim Kryemadhit sqaron komunikimin privat mes Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës.
Deklarata e Partisë Demokratike
Kandidati i Dibrës është poshtërimi që Berisha iu bën demokratëve.
Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.
Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg.
Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë. Po zgjodhe Sali Berishën e Ilir Metën mban Edi Ramën. Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën
/abcnews.al