PD: Berisha dështoi që në nisje, Primare të rreme dhe parti e rreme

schedule22:25 - 30 Janar, 2022

schedule 22:25 - 30 Janar, 2022

Sali Berisha ka zyrtarizuar kandidatët për kryetarë bashkie të dalë nga Primaret e zhvilluara sot në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Dibër, Lushnje dhe Vorë. Për Partinë Demokratike, Primaret ishin të rreme.

Në një postim në rrjete sociale teksa e quan votimin sot, si pjesë e Partisë së Berishës dhe Ramës, ata thonë se partia e krijuar është e rremë

“Partia e Berishës dhe Ramës dështoi që në nisje: Primare të rreme. Lajme të rreme. Parti e rreme. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën”.

Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit përmes Floriana Garos i përgjigjet kreut të PD  i cili tha se kandidatët e  zgjedhur sot gjatë Primareve nuk kanë asnjë lidhje me PD.

“E mirëkuptojmë mllefin e Lulzim Bravës ndaj votës së lirë që ka zëvendësuar zarfat dhe pazaret, por koha kur kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin për pazare ka marrë fund.  Sot, per herë të parë demokratet zgjodhën të lirë kandidatët me të cilët do të perfaqesohen denjësisht në zgjedhjet e 6 Marsit. Në ndryshim nga kandidatët e pengut te Edi Rames kandidatet fitues paraqiten me dinjitet para qytetareve si produkt i një procesi të lire e të ndershëm. Vetem te bashkuar do te risjellim shpresën dhe fitoren”, shkruan ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!