PD: Arsimi në Shqipëri ka rënë

schedule15:58 - 5 Shtator, 2018

schedule 15:58 - 5 Shtator, 2018

Mirë që e kanë kopjuar keq programin e Partisë Demokratike për librat falas dhe studime pas shkolle por të paktën ta realizonin të plotë. Akuzat i ngre Partia Demokratike nëpërmjet deputetes Albana Vokshi.

“Duke kopjuar keq dhe më pas duke sulmuar opozitën, Edi Rama dhe Lindita Nikolla nuk i shpëtojnë dot përgjegjësisë për shkatërrimin e arsimit”. 

Për ta argumetuar demokratët kanë bërë publike një tabelë, ku tregohet se 133 mijë nxënësë kanë braktisur shkollën në 4 vitet e fundit, është rritur në 64 mijë numri i analfabetëve.

“Në vend të mashtrimit, duke përdorur klasat kolektive, Lindita Nikolla duhet t’u thotë shqiptarëve sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës”.  

Nuk bëhet fjalë për klasa kolektive, por për shkolla mëmë që mbyllen: 16 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Lezhë janë këmbanë alarmi për të gjithë prindërit se situata është katastrofë, deklaroi Albana Vokshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!