Pazari i shkodranëve… në rrugë dhe mes pluhurit

schedule14:36 - 13 Qershor, 2018

schedule 14:36 - 13 Qershor, 2018

Qytetarët shkodranë po bëjnë pazar në rrugë, pa asnjë garanci për konsumatorin. Kjo për shkak se tregu kryesor i fruta-perimeve është duke u rikonstruktuar.  

Pak metra larg koshave të plehrave shitet bylmeti. Trotuari është pushtuar nga tregtarët. Kurse në anën tjetër, Bashkia e Shkodrës ka nisur rikonstrukcionin e tregut kryesor të fruta-perimeve, siç njihet Markata e Rusit.

Dalja nga tregu për ta ka ndikuar negativisht. Shitjet kanë rënë. Ka nga ata që nuk guxojnë të blejnë në rrugë për shkak se nuk ka siguri për cilësinë e produktit. Megjithatë të shumtët janë të detyruar të bëjnë pazar në të tilla kushte.

Temperaturat janë të larta dhe nuk ka asnjë kusht higjenik. Konsumatorët janë të rrezikuar, por deri kur të përfundojë tregu nuk kanë zgjidhje tjetër. Thuhet se Markata e Rusit do te hapet në fund të Qershorit.

Në temperatura të larta, në mes pluhurit të rrugës, pa asnjë kusht higjenik dhe pa as më të voglen siguri për konsumatorin, tregu kryesor i Shkodrës i produkteve ushqimore tashmë pret përfundimin e investimit, i cili duhet të përfundojë në fund të Qershorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!