Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të mos dalin të protestojë, pasi u bë thirrje në rrjetet sociale, por si duket institucionet nuk janë dëgjuar.
Në Urën i Ibirt në Mitrovicë ka nisur grumbullimi i qytetarëve shqiptarë me simbole nacionaliste shqiptare.
Një prej protestuesve është shprehur se ata nuk kanë dalë në mënyrë të organizuar, por janë për të shprehur pakënaqësitë për sjelljen ndaj policëve të Kosovës dhe KFOR-it.
Sipas raportimeve, autoritetet e sigurisë dyshojnë se kjo protestë është “organizuar nga persona të dyshuar jashtë Kosovës”.r.t/abcnews.al