Patriarku rus Kirill vlerëson ndryshimet në Tiranë

schedule16:35 - 30 Prill, 2018

schedule 16:35 - 30 Prill, 2018

Kryeministri Edi Rama ka pritur Patriarkun e Moskës dhe gjithë Rusisë Shenjtërinë e tij Kirill. Kreu i qeverisë ka marrë përgëzime  për ndryshimet që ka pësuar kryeqyteti në 15 vitet e fundit pasi siç u shpreh Patriarku Kirril kjo është më së shumti meritë e tij kur ishte kryebashkiak i Tiranës.

Rikthehet në Tiranë pas 15 vjetësh Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill. Po takon të njëjtin person por sot nuk është më kryebashkiak por kryeministër. Megjithatë ndryshimet që ka pësuar Tirana ia faturon Kreut të qeverisë Edi Rama.

Kirill: “Unë jam vërtet shumë i impresionuar nga ato arritje, nga ajo punë që është kryer këtu në Tiranë. Këto janë ndryshime vërtet të jashtëzakonshme. Sot i thashë zotit Anastas që tani që kam ardhur për herë të dytë, për herë të parë kam qenë në vitin 2003, unë nuk e njoh këtë vend. Tirana u ndryshua shumë, tani është vërtet qytet shumë i bukur. Unë e di që merita është shumë e madhe dhe kjo ju përket juve si kryebashkiaku i Tiranës. Unë ju përgëzoj për ato vepra të mëdha që keni kryer në atë post. Unë besoj që është fati i Tiranës që për disa vite ky qytet është drejtuar nga njeriu i artit. Ju si artist e dini shumë mirë që çështjet estetike luajnë një rol shumë të madh në jetën e njeriut. Estetika është shfaqje e jashtme e harmonisë, por, kur flasim për harmoninë, nuk flasim vetëm për gjëra të jashtme, por edhe ato të brendshme. Tani mund të theksoj edhe njëherë lidhjen e ngushtë midis punës së njerëzve të kulturës dhe punës së kishës. Andrei Rublev ka krijuar kryeveprat e tij, sepse ato mishërojnë eksperiencën e tij shpirtërore”.

 Këto fjalë e kënaqin kryeministrin Rama, por edhe përkimi i kësaj vizite me 110 vjetorin e Kishës Autoqefale shqiptare.

Rama: “Më vjen mirë që vizita juaj përkon dhe me 110 vjetorin e kishës autoqefale shqiptare, kisha e parë ishte kisha e Shën Gjergjit në Boston dhe themeluesi i saj, imzot Fan Noli u shugurua prift nga peshkopi rus i Nju Jorkut. Kështu që ka një përkim shumë të bukur me ardhjen tuaj, tani në fund të prillit. Më thatë që jeni të impresionuar nga ndryshimet e mëdha të Tiranës, shpresoj të largoheni nga Shqipëria me një përshytpje sa më të mirë”

Me shpresën se do tam ante në zyrë e tij, Kryeministri Edi Rama i dhuroi Patriarkut të Kirill një statujë të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilin e quajti Aleksandri i Madh i Shqipërisë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!