Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pati kontakt me një të infektuar me koronavirus, vetizolohet presidentja e Komisionit Evropian

schedule09:25 - 5 Tetor, 2020

schedule 09:25 - 5 Tetor, 2020

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar se do të vetë-izolohet deri nesër në mëngjes pasi ka pasur kontakt me një të infektuar me koronavirus.

Lajmin, von der Leyen e bëri të ditur me anë të një postimi në mediat sociale.

Në postimin e saj, Ursula von der Leyen shkroi: “Më informuan që kisha marrë pjesë në një mbledhje të martën e kaluar, ku ishte i pranishëm edhe një person që dje rezultoi pozitiv për Covid-19. Në përputhje me rregulloret në fuqi, jam vetë-izoluar deri nesër në mëngjes. Të enjten rezultova negative dhe jam testuar sërish sot.”  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!