Fermerët e Kukësit dhe pse punojnë shumë, mundi u shkon dëm. Këtë periudhë, ata kanë nxjerrë pataten, të cilën e kishin groposur në vjeshtë, me qëllim për ta shitur në dimër, por treg nuk ka. Tregtarët dhe konsumtorët preferojnë më tepër pataten e Kosovës, e cila është me çmim shumë të ulët.
Në vjeshtë i futën nën tokë.
Ishin tonelata patate që nuk u shiten.
Tani shpresojnë diçka prej tyre. Ndaj po i nxjerrin sërish nga gropat.
Por çmimet në treg janë të papërfillshme.
Banorët thonë se ky është një dështim tjetër për prodhuesit e patates në Kukës.
“Problemi është se nuk kemi treg ku t’i shesim patatet. Edhe pse i kemi prodhuar na kanë ngelur nëpër gropa”.
Kur rruga u ndërtua, fermerët besuan se varfëria e tyre mori fund. Dhe më tepër u gëzuan, kur kryeministri bëri thirrje për pataten e Shishtavecit, si produkt autokton dhe organik.
Por kjo nuk i ka bindur tregtarët dhe konsumatorët që vazhdojnë të blejnë patate të Kosovës, të importuar me çmime të ulëta.
“Është e panevojshme. Nuk ia vlen ta mbjellësh pataten fare”.
Kurse kjo fabrikë e seleksionimit dhe grumbullimit të patates në Kukës akoma mban dyert e mbyllura pa u vënë asnjëherë në punë./abcnews.al