Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona në janar. Kroati nuk e pranon dot qëndrimin në stol dhe është gati të provojë një aventurë të re. Mesfushori është një nga pikat më të forta të nënkampionëve të botës dhe kërkon minuta për të qenë në formë për Euro 2020.
Drejtuesit e klubit katalanas nuk po qëndrojnë duarkryq dhe kanë një ide për zëvendësuesin e Rakitic. AS raporton se i preferuari është Saul Niguez. 24-vjeçari është pjesë e Atletico Madrid dhe kombëtares së Spanjës, ndërsa kontrata me “Colchoneros” zgjat deri në vitin 2026.
Niguez është një pikë e fortë e ekipit të Diego Simeones. Trajneri argjentinas nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit, por mund të “dorëzohet” nga një ofertë tunduese e Barcelonës. /abcnews.al