Gjatë vitit 2017 janë sekuestruar 9 milionë euro dhe janë nxjerrë 52 urdhëra bllokimi kryesisht llogari bankare. Të dhënat u bënë publike nga drejtori i Përgjithshëm i Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë./abcnews.al
Arlind Gjokutaj: “Gjatë vitit 2017 kemi referuar gjithsej 401 raste të dyshuara për pastrim parash, nga të cilat 270 janë dërguar në Policinë e Shtetit. Gjithashtu po gjatë vitit 2017 janë nxjerrë 52 urdhra bllokimi të përkohshëm, kryesisht për llogari bankare, për një vlerë totale 11.2 milionë euro, prej të cilave janë sekuestruar rreth 9 milionë euro. Në gjykimin tonë vijon të mbetet problem mungesa e një sistemi të mirëfilltë dhe funksional për menaxhimin e pasurive të sekuestruara apo konfiskuara në procesin penal. Dhe kjo mangësi sjell impakt të paktën në gjurmueshmërinë e rasteve dhe vlerësimit tërësor të sistemit në lidhje me veprimin e privimin e pasurisë ndaj krimit”./abcnews.al