Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Miniera”.
Pas një hetimi pesë mujor, të zhvilluar nga seksioni i pastrimit të parave dhe aseteve kriminale, të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është zbuluar një rast i një veprimtarie kriminale. Hetimet ka zbuluar së një 29-vjeçar, Armando Musteqja në bashkëpunim me babain e tij 60-vjeçar nëpërmjet biznesit të tyre exchange dhe argjendari, në Fushë Krujë, pastronte para me burime të dyshuara kriminale.
Nga kontrolli, në ambientin e bizneseve u gjetën 100 000 euro cash që jepeshin hua kundrejt përfitimit (me përqindje). Gjithashtu, në këtë biznes shiteshin bizhuteri floriri, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
/abcnews.al/