Pastrimet e Vetingut, Gent Ibrahimi: Sistemi i prokurorisë në ditë të vështira, shkak largimet

schedule18:12 - 5 Tetor, 2021

schedule 18:12 - 5 Tetor, 2021

Pastrimet në rradhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga Vetingu kanë sjellë ditë të vështira për sistemin e prokurorisë. Kjo deklaratë është bërë nga  kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi gjatë një vizitë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ku bëri dhe prezantimin e Drejtuesit të ri të kësaj zyre Albert Murçaj.

Sistemi i prokurorisë, aktualisht, është në ditë të vështira, për shkak të largimeve nga procesi i vettingut, çka ka sjellë si pasojë dhe rritjen e ngarkesës së prokurorëve”, mësohet të ketë thënë Ibrahimi siç njofton KLP.

Gjithashtu KLP bën me dije se Ibrahimi siguroi të pranishmit se Këshilli i Lartë i Prokurorisë po ndërton një sistem vlerësimi të prokurorëve, i cili do të garantojë karrierën e tyre, bazuar kryesisht tek meritokracia.

Teksa vuri në dukje besimin e tij dhe përpjekjet e institucionit që drejton, për ngritjen e një sistemi karriere të qëndrueshëm për prokurorët, z. Ibrahimi theksoi faktin se prokuroritë kanë nevojë për një sistem elektronik të menaxhimit të çështjeve, i cili do të lehtësonte dhe përshpejtonte punën e organit e hetimit në tërësi”, thuhet në njoftimin e KLP.

Spastrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë vetingut kanë sjellë një rekord të ri në mbingarkesën e sistemit dhe zvarritjen e çështjeve dhe ende nuk dihet sa kohë do ti duhet Shqipërisë për të krijuar një gjeneratë të re magjistratësh për të zëvendësuar të larguarit.  be.k/Abcnews