Pastiçeria gjermane gatuan torta në formë shiringe, për të festuar vaksinës kundër Covid

schedule17:30 - 8 Janar, 2021

schedule 17:30 - 8 Janar, 2021

Një pastiçeri në qytetin e Dortmundit në Gjermani po feston vitin e vaksinës kundër COVID-19 me një tortë në formë shiringe.

“Schuerner’s Baking Paradise” ka shitur shpeshherë gjëra që simbolizojnë gjendjen me koronavirus. Vitin e kaluar, kur njerëzit boshatisën raftet e dyqaneve nga paniku, ata krijuan torta në formë të letrave të tualetit.

Pronari Tim Kortuem ishte shqetësuar se gatimi i një shiringe të shijshme mund të ishte hap i madh.

“Në fillim ishim skeptikë nëse do të ishte shumë e zymtë. Por, më pas e bëmë. Sepse edhe për ata që kundërshtojnë vaksinën, është qesharake. Është një vaksinë pa efekte anësore. Dhe ti mund të kthehesh prapë të marrësh edhe një sepse është shumë e shijshme”, tha ai për Reuters. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!