Pasojat e zjarrit/ Dropull, dhjetëra sipërfaqe të shkrumbuara

schedule11:28 - 10 Korrik, 2024

schedule 11:28 - 10 Korrik, 2024

DROPULL- Vatrat e zjarrit në Dropull dhe në Finiq kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra me bimësi, ndërsa kanë krijuar po ashtu vështirësi në qarkullimin e automjeteve në rrugët që lidhin Gjirokastrën me pikën kufitare të Kakavijës.

Gazetari i ABC News, Elidon Berberi, raporton se falë ndërhyrjes nga toka dhe ajri dhe ndihmës së dhënë nga Strukturat e Emergjencave Civile Evropiane, situata në Dropull dhe Finiq po shkon drejt normalizimit.

“Situata është e stabilizuar pas ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka. Po shkohet drejt normalizimit”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, mëngjesin e kësaj të mërkurë njoftoi se dy avionë “Canadair” kanë ndërhyrë nga ajri, në zonat problematike.

Fatmirësisht si rezultat e flakëve nuk ka pasur humbje në jetë njerëzish, ndërsa strukturat e Emergjencave Civile vazhdojnë punën në terren deri në normalizimin e plotë të situatës./ abcnews.al