Paskal Milo: Takimi Rama-Mitsotakis përgatitje terreni për problemet sensitive

schedule20:37 - 29 Tetor, 2019

schedule 20:37 - 29 Tetor, 2019

I ftuar në Mbrëmje Abc me gazetaren Mirela Milori ka qenë kryetari i PSD, historiani dhe ish-Ministri i Jashtëm Paskal Milo. Në bisedën e zhvilluar në studio me gazetaren Mirela Milori, Milo u shpreh se takimi i kryeministrit Rama me atë grek Mitsotakis, ditën e sotme, është hap i parë që dy kryeministrat të ulen dhe të vazhdojnë të zgjidhin problematikat mes dy  vendeve.

Si fillim janë diskutuar çështjet që janë më pak problematike, theksoi Milo, si hap i parë për të kaluar në çështjet më sensitive siç është ajo e paktit detar. Sipas Milos problemi më i mprehtë, ku dy vendet mund të kenë probleme, është çështja e vetdeklarimit, pasi terreni shqiptar është i komplikuar për shumë shkaqe.

Nga informacionet që kam marrë, dy kryeministrat japin të kuptojnë që takimi ka qenë pozitiv në kuptimin, që të dy janë ulur dhe kanë filluar të bisedojnë mes tyre. Është rënë dakord për të filluar angazhimin me problemet më pak delikate, duke kaluar më pas, mendoj në çështje më delikate për të dy vendet. Problemi më i mprehtë për mua është çështja e vetdeklarimit, ku do të bëhet dhe një census. Mendoj që nuk do jetë problem i lehtë për tu zgjidhur për shkak të komplikacionit në terrenin shqiptar. Ndërsa për çështje më sensitive siç është pakti detar, mbetet për tu parë në vazhdim pasi të përgatitet terreni. Pra mendoj që dy kryeministrat po përgatisin terrenin për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve”, tha Milo. /abcnews.al

Minutë pas minute